Një ngjarje që ndodhi rreth një vit më parë po rikujtohet sërish për pasojat e rënda që pati një vajzë vetëm 20 vjeç, pasi shkoi për të fryrë buzët. Procedura që ajo mendoi se do t’i përmirësonte pamjen, përfundoi në një situatë të frikshme.
Menjëherë pas trajtimit, vajza filloi të ndjente dhimbje të forta dhe ënjtje në buzë, që u përhapën me shpejtësi në pjesë të tjera të fytyrës. Gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar një reaksion të rëndë alergjik nga substanca e përdorur.
Mjekët ndërhynë menjëherë për ta stabilizuar dhe fatmirësisht, pas trajtimit, gjendja e saj u përmirësua. Ngjarja u bë lajm në rrjetet sociale, duke shërbyer si paralajmërim për vajzat që kërkojnë trajtime estetike pa u informuar mjaftueshëm mbi rreziqet.

Be First to Comment