Skip to content

Elton Ilirjani jep

Sipas tij, këngëtarja legjendare e viteve ‘80-’90 po rrezikon të mbetet sërish pa strehë, nëse nuk ndërhyhet menjëherë në mënyrë serioze dhe institucionale.

“Parashqevia rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Nuk mund të presim më që gjërat të rregullohen vetë. Ajo ka nevojë për kujdes, për mbështetje reale, jo për fjalë e lajme kalimtare”, – ka thënë Ilirjani.

Ai ka theksuar se prej 11 muajsh artistja ndodhet në një situatë të ndërlikuar, ku mungojnë dokumentet zyrtare, mbështetja e institucioneve dhe një vend i sigurt për të jetuar.
Sipas tij, shumë njerëz kanë ndihmuar me vullnet të mirë, por mungon një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë, që do ta garantonte strehimin dhe kujdesin e nevojshëm për të.

“S’mund të mjaftohemi me një dhuratë apo me një foto për ‘like’. Parashqevia është një figurë e dashur për publikun dhe meriton të jetojë me dinjitet. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësi, veçanërisht shteti”, – ka shtuar Ilirjani.

Më tej, ai bëri thirrje për krijimin e një fondi të përhershëm për artistët që gjenden në vështirësi ekonomike, duke theksuar se shumë figura të njohura të artit shqiptar janë lënë pas dore.

“Duhet të ketë një sistem që i mbron artistët e këtij vendi. Sot është Parashqevia, nesër mund të jetë dikush tjetër. Mos të zgjohemi vetëm kur ndodh tragjedia.”

Aktivisti ka apeluar gjithashtu ndaj institucioneve të kulturës dhe komunitetit artistik që të mos e lënë Simakun vetëm në këtë betejë, duke rikujtuar kontributin e saj të madh në muzikën shqiptare.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë fansa dhe kolegë artistë kanë shprehur mbështetjen dhe keqardhjen për gjendjen e këngëtares së dashur, e cila për dekada ka qenë pjesë e kujtesës muzikore të shqiptarëve.Ora News.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *