Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, e cila para pak muajsh kurorëzoi dashurinë e saj me martesë, po vazhdon aktivitetet muzikore, ndërsa vëmendje kanë marrë detajet nga jeta e re bashkëshortore.
Bashkëshorti i këngëtares shihet gjithnjë pranë saj gjatë mbrëmjeve ku Engjëllusha performon, çka ka ngjallur komente se ai mund të jetë mjaft xheloz dhe i kujdesshëm për partneren, shkruan Raporto24. Nëse kjo prani është thjesht mbështetje apo xhelozi, mbetet në spekulime, ndërsa çifti nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike për këtë çështje.
Pavarësisht komenteve dhe spekulimeve, paraqitjet e tyre së bashku japin përshtypjen e një çifti të afërt dhe harmonik. Ata duken të qetë pranë njëri-tjetrit, duke reflektuar mbështetje dhe lidhje të fortë, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.


Be First to Comment