Një tjetër TikTok-er ka publikuar një video ku tregon versionin e tij për ngjarjen, duke pohuar se Rasimi është rrahur nga disa shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, konflikti ka nisur për shkak të fyerjeve dhe sharjeve që Rasimi u ka bërë familjeve të tyre në rrjetet sociale.
Ai madje pretendon se sulmuesit:
i kanë shkulur dhëmbët Rasimit, e kanë rrahur rëndë, dhe më pas e kanë dërguar drejt Maqedonisë, ku dyshohet se ndodhet tani.
Videoja që po qarkullon
Në videon Live të shpërndarë nga vetë Rasimi, ai shfaqet i lodhur, i tronditur dhe me vështirësi të dukshme në të folur. Pamjet kanë alarmuar ndjekësit e tij, ndërsa komentet janë mbushur me reagime të forta, mes të cilave:
“Rasim çfarë të kanë bërë kështu?” “Dikush duhet të ndërhyjë, kjo po shkon shumë larg!” “Mos provoko më njeri, se po rrezikon jetën tënde.”
Ngjarja ka hapur sërish debat për konfliktet virtuale që përshkallëzohen në dhunë fizike, sidomos mes komuniteteve shqiptare në Evropë.
🔻 Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga policia gjermane apo autoritetet në Maqedoni.
@yshqip Rreht RASIMI #shqiperia🇦🇱 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova🇽🇰 #tirana🇦🇱 @Rasim BABA #rasim ♬ original sound – نظامي لالا
Be First to Comment