Skip to content

Tragjedi në familjen Halili: Nëna e 27 vjeçarit të vrarë ndërron jetë nga dhimbja

Një tjetër fatkeqësi ka goditur familjen Halili nga Tepelena. Nëna e 27-vjeçarit Sulo Halili, i cili u gjet i vrarë dhe i djegur në Greqi disa ditë më parë, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak që dyshohet se u shkaktua nga dhimbja e humbjes së djalit të saj të vetëm.

E ndjera kishte qenë në gjendje të rënduar emocionale që prej 8 nëntorit, ditës kur u konfirmua se trupi i gjetur i karbonizuar në zonën Skourta të Beotisë i përkiste Sulo Halilit, një ndërtues i ri shqiptar që jetonte dhe punonte në Greqi.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *