Si limoni, ashtu dhe farat e chias kanë përbërës që stimulojnë metabolizmin. Përbërësit: 4 gota me ujë (1 litër)
2 lugë me fara chia, Lëngu i një limoni. Përgatitja:
Vendosni të ngrohet 1 litër ujë, sapo të nisë të ziejë hidhni farat e chia dhe ulni flakën.
Lëreni të ziejë për 3-4 minuta dhe fikeni. Mbuloni tenxheren. Filtroni ujin dhe shtoni lëngun e limonit.
Mënyra e konsumimit:
Pini një filxhan esëll në mëngjes. Ndajeni pjesën tjetër në 3-4 pjesë dhe konsumoheni gjatë ditës. Përsëriteni këtë të paktën 3 herë në javë
Be First to Comment