Skip to content

48-vjeçari hyn vetë në polici: ‘Nëse nuk më arrestoni, do vras gruan time

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Itali. Një 48-vjeçar është paraqitur vetë në komisariatin e policisë dhe ka kërkuar të arrestohet, duke paralajmëruar se nëse nuk merrej menjëherë në ndalim, do të vriste gruan e tij.

Sipas raportimeve të mediave italiane, burri – i cili prej kohësh kishte probleme familjare dhe urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshortja – është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike. Ai u ka thënë efektivëve të policisë: “Nuk po duroj më. Nëse nuk më fusni në burg, do bëj diçka të tmerrshme.”

Menjëherë pas deklaratës, forcat e rendit e kanë shoqëruar në zyrat e hetimit, ku është marrë në pyetje dhe më pas është vendosur në ndalim për vlerësim mjekësor dhe psikologjik.

Mediat lokale raportojnë se gruaja e tij është nën mbrojtjen e policisë dhe se po hetohen rrethanat që çuan 48-vjeçarin në këtë veprim ekstrem.

Kjo ngjarje ka hapur sërish debatin në Itali mbi dhunën në familje dhe nevojën për ndërhyrje të hershme për personat me probleme të shëndetit mendor apo të sjelljes agresive.Shqiperia-Ime.com

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *