Skip to content

E tmerrshme: Djali v,re,t nënën

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur lagjen Materborn në Kleve të Gjermanisë, kur një burrë 42 vjeç është arrestuar me dyshim se ka vrarë nënën e tij, 74 vjeç.

Sipas raportimeve të policisë, një dëshmitar ka telefonuar autoritetet rreth orës 19:00 të së shtunës, pas një zënke të zhurmshme që po zhvillohej brenda një pallati me shumë apartamente.

Kur stafi i policisë dhe emergjencës mbërriti, ata gjetën gruan të shtrirë pa shenja jete në ballkonin e banesës. Në brendësi të apartamentit, oficerët gjetën dy burra, përfshirë djalin e viktimës. 42-vjeçari, sipas policisë, pranoi që kishte qenë i përfshirë në zënkë.

Ai u arrestua në vend dhe ditën e nesërme u paraqit para një gjykatësi – që caktoi arrest paraburgim për dyshimin për vrasje (Totschlag). 

Aktualisht, autoritetet nuk kanë zbuluar saktësisht motivin e vrasjes apo detajet e rrjedhës së ngjarjes. Prokuroria dhe policia e Krefeld-it kanë nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka nisur zënkën dhe pse ajo ka përfunduar tragjikisht.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *