Skip to content

Policia gjermane publikon dokument shokues për Elijonën kur ishte 13 vjeçare

Emri i Elijona Binakajt po dominon çdo debat online. Banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova” po fiton përkrahje të madhe nga publiku, i cili e konsideron viktimë të bullizmit dhe presionit brenda shtëpisë, transmeton Raporto24.

Por ndërkohë që ajo po komentohet masivisht, në sipërfaqe kanë dalë edhe detaje të të kaluarës së saj, detaje të dokumentuara nga Policia Gjermane në vitin 2020.

Sipas një raporti zyrtar të “Polizei News Redaktion”, publikuar më 08.02.2020, Elijona ishte raportuar e zhdukur dhe kishte qenë në kërkim për pothuajse katër javë, kur ishte vetëm 13-vjeçare.

ÇFARË ZBULON RAPORTI ZYRTAR?

Data e zhdukjes:

Elijona, atë kohë 13 vjeçe, ishte zhdukur më 9 Janar 2020. Në datën kur u lëshua njoftimi, ajo kishte rreth 4 javë që nuk gjendej.

Arsyeja e largimit: Raporti thekson se ditën e zhdukjes kishte pasur “mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen e dëshiruar nga Elijona”, duke lënë të kuptohet se adoleshentja nuk ishte dakord me vendin ku po jetonte apo ku duhej të qëndronte.

Refuzimi për t’u kthyer: Ajo ishte parë në qytetin Augsburg, por “nuk ishte kthyer tek kujdestarët siç ishte rënë dakord”, thuhet në njoftim.

Dyshimet për vendndodhjen:Policia dyshonte se mund të ishte strehuar tek persona të paidentifikuar në rajonin e Ulm ose Baden-Württemberg.

ÇFARË DO TË THOTË KJO PËR FIGURËN E SAJ PUBLIKVE?

Dokumenti i rikthyer në vëmendje nga Menaxheri (personazh i njohur në rrjetet sociale), hedh dritë mbi një periudhë të trazuar të adoleshencës së Elijonës, shumë përpara se ajo të bëhej emër i ndjekur 24/7 në ekran.

Ai periudhë tregon sfida, rebelim dhe luftë me rregullat, një histori që sot po ribëhet pjesë e diskutimeve rreth saj, ndërsa publiku vazhdon ta mbështesë brenda BBVK.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *