Skip to content

Elijona do largohet nga Big Brother VIP Kosova? Ja çfarë ndodhi!

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka përjetuar një krizë të fortë emocionale mbrëmjen e djeshme, duke shprehur hapur dëshirën për t’u larguar përgjithmonë nga formati.

E tensionuar dhe e mbushur me lot, Elijona u shpreh se nuk po e përballon dot presionin psikologjik dhe situatat e krijuara brenda shtëpisë: “Nuk dua më! Dua të dal… Nuk e përballoj dot!”

Në krah të saj menjëherë u gjendën Sasa dhe Edi, të cilët u përpoqën ta qetësonin. Edi, i cili ka përjetuar largim të ngjashëm vullnetar sezonin e kaluar, i dha asaj një këshillë të fortë duke e paralajmëruar për pasojat:

“Mos e bëj këtë gabim. Do t’i biesh pishman… Kur të na shohësh nga televizori, ke me u pendu shumë.” Për momentin, banorja është rikthyer në lojë, megjithatë të gjithë presin të shohin nëse ajo do t’i rezistojë presionit të madh apo do të marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga BBVK në ditët në vijim.

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *