" Skip to content

Vjen lajmi i fundit per te plgsurin rende ne ngjarjen e sotme

Gjendja shëndetësore e Lazër Bashit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë në fshatin Mgull të Dukagjinit, vijon të jetë e rëndë.

Sipas informacionit të Policisë, në këtë ngjarje dyshohet se u vranë me armë zjarri Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir, ndërsa Lazër Bashi mbeti i plagosur rëndë.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, në Dukagjin.

Këta janë babë e bir nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit që janë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme.

57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 30 vjeç u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

Banesa ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.

Published inLAJME

Comments are closed.