Personi që shihni në këtë fotografi është shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë i njësisë Krutje në Lushnje, i cili mbrëmjen e sotme ka vrarë barbarisht nënë e tij me sqepar dhe ka plagosur rëndë babain.
Kjo është një pamje e autorit të dyshuar e vitit 2018, marrë nga llogaria e tij publike në rrjetin social Facebook, ndërsa dyshimet janë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Newsbomb.al mëson se si pasojë e goditjeve me sqepar, ka ndërruar jetë nëna e Florionit, 80 vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërkohë në gjendje të rëndë në spital është babai, 77 vjeçari Hasan Dalladaku.
Sipas Policisë së Shtetit, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku.
FOTO: Ky është Florion Dalladaku, 45 vjeçari që vrau
Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë
80 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu, djali ka plagosur rëndë edhe babain e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij”, njofton Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Comments are closed.