Të mërkurën në Sauk, më 26 gusht, në orën 13:00 do të përcillet për në banesën e fundit Altin Allmuça i cili kreu vetëvrasje në Greqi
Familja Allmuça përcjell nesër për në banesën e fundit 48-vjeçarin, i cili pasi i mori jetën të dashurës së tij shqiptare Lulieta Obzova kreu vetëvrasje.

Nga njoftimi vihet re se pavaresisht krimit makaber, familja nuk e ka hedhur poshte, duke e cilesuar si njeriu i shtrejte i tyre dhe duke i bere te gjitha adetet e nevojshme per ta percjelle per ne boten tjeter.
E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në fundjavën që lamë pas, në hyrjen e pallatit ku banonte vajza e Lulieta Obzova, i cili ishte dhe personi i fundit që u takua me 45-vjeçaren.
Sipas hetimeve të kryera, nga mediat greke kanë dalë në pah lëvizjet e fundit të kryera nga autori i krimit të dyfishtë, Altin Allmuça. Referuar pamjeve filmike, siç dhe kemi raportuar, Allmuça i bëri pritë të dashurës së tij, të cilën më pas e ka gjuajtur me shkelm dhe e ka qëlluar me dy plumba, nga të cilit i dyti ka rezultuar fatal për të.
Pasi i mori jetën shqiptares me të cilën ishte në lidhje prej kohësh, Altin Allmuça qëlloi veten për vdekje, duke lënë pas një plagë të madhe për familjen e Lulietës dhe të tijën. Allmuça, siç dhe kemi bërë me dije, pavarësisht lidhjes së tij romantike me Lulietën, rezulton të ketë qenë i martuar me një shtetase shqiptare me të cilën ka dhe një fëmijë.
Krimi i dyfishtë tronditi mbarë vendin si dhe shtetin fqinj, aty ku ndodhi ngjarja. Ndërsa ditën e nesërme familja Allmuça varros djalin e tyre, pritet që në vijim të kemi detaje të reja në lidhje me tragjedinë.

Comments are closed.