" Skip to content

TRISHTIM – Nje tjeter humbje e madhe per muziken! Vdes nje ze i vecante (E TRISHTE)

Rrustem Çela, një prej rapsodëve të shquar të Hasit dhe një zë i veçantë i folklorit tonë, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së martës. Lajmin e trishtë e japin miqtë dhe të njohurit e artistit hasjan.

Me zërin, sharkinë, çiftelinë dhe interpretimin e tij, ai la një pasuri të çmuar në folklorin hasjan dhe shqiptar. Emri i tij, i lidhur edhe me treshen e njohur Dida–Çela–Kovaçi, do të mbetet pjesë e historisë së këngës popullore të Veriut.

Rrustem Çela ishte pjesë e atij brezi artistësh që nuk kënduan vetëm për të argëtuar, por për të ruajtur historinë, traditën, kujtesën dhe shpirtin e Hasit.

“Për ne, kudo që ndodhemi në diasporë, largësia nuk e zbeh dhimbjen për njerëzit që kanë qenë pjesë e identitetit dhe kujtesës së vendlindjes. Sot i përulemi me respekt kujtimit të Rrustem Çelës dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, shkruan Diaspora Hasjane.

Rapsodët si Rrustem Çela nuk vdesin. Ata jetojnë në këngët që lanë pas, në kujtesën e popullit dhe në zërat e brezave që do të vazhdojnë t’i këndojnë Hasit.

Një nga rapsodët më të shquar të Hasit, ndahet nga jeta
Published inLAJME

Comments are closed.