Protesta e 89-të kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar këtë mbrëmje edhe me tensione mes vetë pjesëmarrësve në tubim.
Në konflikt janë përfshirë Sali Lushaj, anëtar i Partisë Demokratike dhe babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, dhe Dritan Goxhaj, një prej nismëtarëve të protestës.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, tensionet nisën ndërsa Lushaj dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së po fotografonin njëri-tjetrin gjatë protestës duke ngritur dy gishtat, simbol i përdorur nga demokratët.
Ky veprim solli reagimin e protestuesve të tjerë, të cilët tentuan t\’i largonin nga vendi ku po qëndronin.
Debati verbal më pas kaloi në përplasje fizike.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës së 89-të në Tiranë, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Comments are closed.