" Skip to content

Largim i bujshem nga Bashkia e Tiranes

Ish-kryebashkiakia tanimë e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka ardhur me një reagim sa i përket vendimit që ndërmori ditë më parë Erion Veliaj lidhur me shkarkimin e saj nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë së kryeqytetit.

“Largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën”, shkruan Ristani ndër rreshta, duke bërë me dije se ka vendosur që të lërë dhe postin e nënkryetares, post të cilin e mbante para se Veliaj të burgosej.

Duke u larguar pas më shumë se një dekadën ë shërbim të Tiranës, Ristani është ndalur edhe te transformim iqë kryeqyteti ka pasur ndër vite. Ajo ka kujtuar ndyrshimet që ka përjetuar qyteti që prej kohës kur nisi punën, 11 vite më parë.

“Qyteti për të cilin fillova të punoj 11 vite më parë, kur kaloja distancën e shkurtër por të gjatë të sheshit “Skënderbej“ që vetëm shesh nuk mund të quhej, është sot pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, që nuk dinë t’i vënë tamam një emër joshjes që ndjejnë, pasi pika më e fortë e Tiranës është ndjesia e mirë që të jep.

Jam pa masë mirënjohëse për të gjithë bashkëudhëtarët e kësaj përvoje të papërsëritshme, dhe për qytetarët që thyen paragjykime shekullore dhe stereotipe brezash për t’u shfaqur të bukur dhe krenarë në të gjithë botën”, shkruan Ristani, teksa më tej thekson se koha do të jetë “gjykatësi” më i miri, marrë kjo si dhe një “kunjë” për kryebashkiakun Veliaj, i cili tre ditë më parë vendosi që ta shkarkonte nga detyra e saj.

Sipas asaj që thuhet në vendimin e marrë nga Veliaj, Ristani nuk kishte zbatuar urdhrat dhe kërkesat e tij.

“në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë”,  shkruhej ndër të tjera në vendimin që mbante firmën e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Reagimi i plotë:

Pas më shumë se një dekade në shërbim të qytetit më të bukur në botë, largohem sot me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Atë që të gjithë e lakmojnë, shumë e duan, por pak e kuptojnë.

Qyteti për të cilin fillova të punoj 11 vite më parë, kur kaloja distancën e shkurtër por të gjatë të sheshit “Skënderbej“ që vetëm shesh nuk mund të quhej, është sot pikë takimi për vizitorë nga e gjithë bota, që nuk dinë t’i vënë tamam një emër joshjes që ndjejnë, pasi pika më e fortë e Tiranës është ndjesia e mirë që të jep.

Jam pa masë mirënjohëse për të gjithë bashkëudhëtarët e kësaj përvoje të papërsëritshme, dhe për qytetarët që thyen paragjykime shekullore dhe stereotipe brezash për t’u shfaqur të bukur dhe krenarë në të gjithë botën.

Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës, asaj që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak më tonin e ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.

Dhe sa për mua, unë do të mbetem gjithmonë “xhomllikse” edhe pse kam lindur në Tiranë të Re dhe jam rritur përtej oqeanit.

Largohem sot me mbështetjen dhe dashurinë e atyre që për mua kanë më shumë rëndësi.

Faleminderit të gjithëve!

A.

Published inLAJME

Comments are closed.