“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Andri Vulaj, autor i dyshuar i vrasjes të Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në policinë vendore të Shkodrës rreth ngjarjes së rëndë.
E vetmja dëshmi është ajo e avokatit mbrojtës Arbër Raja i cili deklaroi se autori i dyshuar ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut në njërën dorë.
Pala mbrojtëse i kërkoi prokurorisë që të vlerësojë këto dëmtime që ka autori i dyshuar se përse kanë ardhur dhe nga kanë ardhur.Ndërkohë babai i viktimës Qamil Luli ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë në gjumë dhe ka dëgjuar zhurma nga sherri mes djalit të tij dhe autorit të dyshuar.Pasi ka dalë në oborr, babai ka pranuar se kanë goditur me thikë autorin e dyshuar dhe më pas është qëlluar djali i tij Ylber Luli i cili ka marrë një plagë në pjesën e barkut duke humbur jetën.
Sherri mes tyre deri më tani pretendohet se ka ndodhur në një lokal në pedonalen e Shkodrës mes dy të rinjve, të cilët kanë debatuar duke i thënë njëri-tjetrit “pse më sheh”.
Ky konflikt u zhvendos në banesën e viktimës duke përfunduar në mënyrë tragjike me vdekjen e Ylber Lulit i cili u qëlluar me armë zjarri.Pala mbrojtëse është duke pritur të njihet me aktet dhe provat që ka prokuroria. Më pas autori i dyshuar mund të dëshmojë për ngjarjen e rëndë ndërsa për momentin sipas burimeve, ai është në gjendje të rëndë psikologjike.
