E ftuar në emisionin “Se luan Topi”, moderatorja Albana Osmani ka folur edhe për raportin me Arbana Osmanin, duke u ndalur te ngjashmëria mes emrave të dy moderatoreve.
E pyetur nëse e ka bezdisur fakti që njerëzit i ngatërronin për shkak të emrave të ngjashëm, Albana u shpreh se kjo nuk ka qenë një problem për të.
Ndërkohë, ajo foli edhe për një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, atë të audicionit për “Portokalli”, ku rolin e fitoi Amarda Toska, e njohur si Ami.
E pyetur nëse ishte mërzitur që nuk e fitoi ajo audicionin, Albana dha një përgjigje të sinqertë, duke pranuar se në disa raste ka ndjerë se ishte më e mirë se koleget e saj.
Rrëfimi i saj sjell një tjetër këndvështrim mbi eksperiencat dhe konkurrencën që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj në televizion.
