Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të drejtuar nga Albin Kurti, duke i siguruar këtij të fundit mandatin e katërt si kryeministër.
Qeveria mori 62 vota pro, nga të cilat 53 erdhën nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 9 nga përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, nuk morën pjesë në seancën e votimit, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.
Pas votimit, Kurti bëri të ditur se përbërja e kabinetit qeveritar do të mbetet e njëjtë. Sipas tij, prioritetet kryesore të mandatit të ri do të jenë siguria, mirëqenia e qytetarëve, si dhe investimet në transport dhe infrastrukturë.
Me votimin e Qeverisë së re, Kurti siguron kështu një tjetër mandat në krye të ekzekutivit të Kosovës.
