" Skip to content

Dasma luksoze e nxori zbuluar, ndalohet influencuesja turke

Influencuesja e njohur turke Çagla Öz është ndaluar në kuadër të të njëjtit hetim financiar që çoi më herët në arrestimin e bashkëshortit të saj, Mehmet Fatih Tançalan, i njohur si “Kara Haydar”.

Prokuroria po heton dyshimet për pastrim të pasurive që rrjedhin nga krimi, ndërsa në fokus është vendosur edhe origjina e pasurisë së çiftit, përfshirë paratë, floririn dhe dhuratat e ekspozuara gjatë dasmës së tyre luksoze, si dhe stilin e jetesës së publikuar në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të raportuara, në llogaritë e Çagla Öz janë evidentuar rreth 56.5 milionë lira turke hyrje dhe 50.9 milionë lira dalje. Ndërkohë, lëvizjet e përgjithshme në llogaritë bankare të çiftit thuhet se kalojnë 222 milionë lira turke.

Pikërisht këto transaksione, së bashku me burimin e pasurisë së deklaruar dhe mënyrën e jetesës së çiftit, po verifikohen nga autoritetet turke.

Hetimi synon të përcaktojë nëse pasuritë dhe shumat e mëdha të qarkulluara në llogaritë e tyre kanë një burim të ligjshëm.

Published inLAJME