" Skip to content

Dasmë në familjen e Nard Kokës, djali i tij kurorëzon dashurinë me partneren

Roni Koka, djali i biznesmenit të njohur në Durrës, Leonard Kokës, i cili është vëllai i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës.

Roni Koka ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Suela Molla, në një ceremoni të zhvilluar në një nga sallat e eventeve në qytetin e Durrësit.

Gjithçka ishte menduar me detaje për ditën e veçantë. Dekori, lulet dhe atmosfera festive krijuan një mbrëmje të veçantë për familjen Koka, e cila festoi martesën e djalit të familjes.

Ceremonia u shndërrua në një prej momenteve më të rëndësishme për çiftin, ndërsa Roni dhe Suela nisën kështu një kapitull të ri së bashku.

Published inLAJME