Jamarbër Malltezi ka deklaruar nga ambientet e jashtme të SPAK-ut se seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve.
Malltezi tha se avokatët kundërshtojnë mënyrën e trajtimit të tyre në gjykata dhe kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre, përfshirë mbajtjen e celularëve për nevoja profesionale.
Ai njoftoi gjithashtu se ka depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar për dëshmi të rreme.
Sipas Malltezit, kallëzimi lidhet me deklarimet e Ballës gjatë procesit gjyqësor.
Jamarbër Malltezi: Normalisht, s’i dihet e zakonshme, por në fakt është e pashmangshme sepse dihet tashmë që avokatët janë në bojkot. Për shkakun dhe në respekt të medias, që mediat duhet të jenë e lirë dhe e pavarur edhe në gjykata.
Atëherë, seanca nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të avokatëve. Avokatët refuzojnë që të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, duan të mbajnë celularët në mënyrë sepse i përdorin për informacionet e tyre. Një gjë e re që është sot gjithashtu, është që sot është depozituar në SPAK kallëzimi penal ndaj Taulant Ballës për dëshminë e tij të rreme.
Pra Taulant Balla nuk ka bërë vetëm kallëzimin e rremë në prokurori, por edhe kur ishte si dëshmitar ka bërë dëshmi të rreme me të paktën 12 gënjeshtra. Është depozituar sot në SPAK.
Fakti që vetë prokurorët e SPAK-ut nuk e kanë nisur procedimin penal, tregon qartazi që prokurorët e SPAK-ut janë shërbëtorë të Edi Ramës, nuk janë për të zbatuar ligjin dhe për të kërkuar llogari te cilido qoftë ai, qoftë Edi Rama apo Taulant Balla. Mban firmën time, po të doni ju jap një kopje të kallëzimit penal. Gjithashtu më duhet t’ju them edhe diçka tjetër.
Unë me gjithë Beken jemi pronarë toke. Ne jemi në gjyq. Hajduti Edi Rama që ka vjedhur tokën tonë dhe ia ka falur lëpirësit Bolino, nuk është në gjyq, as nuk hetohet. Ne jemi në gjyq pse kemi zhvilluar tokën tonë. Ndërkohë Edi Rama që i nxjerr me përdhunë njerëzit nga 5 Maji, nga Astiri e të gjitha me radhë, nuk është. Ne kemi strehuar 42 familje informale që ishin në atë tokë që i kishte vjedhur ndër të tjera dhe Isatarija që tani fshihet si me demencë.
Ju faleminderit. Shiko, avokatët i dinë vetë të drejtat dhe rregullat e tyre. Askush nuk ka të drejtë t’i trajtojë si qytetarë të dorës së dytë. Kaq prandaj kemi qëndrim të dyfishtë.
