Presidenti amerikan Donald Trump pret një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës pas përfundimit të konfliktit me Iranin. Sipas tij, çmimi do të nisë të ulet shpejt sapo të përfundojnë luftimet, ndërsa aktualisht nafta tregtohet rreth 100 dollarë për fuçi.
Trump e bëri parashikimin gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku foli për ndikimin e konfliktit në tregjet e energjisë. Ai tha se shumë parashikime për një rritje shumë më të madhe të çmimit të naftës nuk janë realizuar.
Parashikimi vjen në një moment kur tregu i naftës mbetet i ndikuar drejtpërdrejt nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Konflikti SHBA-Iran ka krijuar pasiguri për furnizimet dhe transportin e naftës, veçanërisht për shkak të situatës në Ngushticën e Hormuzit.
Të dhënat e fundit të tregut tregojnë se nafta Brent është ende pranë nivelit 100 dollarë për fuçi. Të martën, çmimi i Brent u ngjit rreth 97 dollarë për fuçi, ndërsa WTI u tregtua rreth 93 dollarë.
Dy viktima në Kiev pas rikthimit të sulmeve ruse/ 10 të pl*gosur, Polonia aktivizon mbrojtjen ajrore
Megjithatë, çmimi i naftës nuk ka kaluar ende nivelin e 100 dollarëve për fuçi, pavarësisht kufizimeve të furnizimit. Sipas Reuters, disa sasi nafte vazhdojnë të kalojnë përmes Hormuzit, ndërsa prodhues të tjerë kanë rritur furnizimin dhe kërkesa globale është dobësuar.
