Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë mëngjesin e së enjtes, më 26 nëntor 2026, ku një e re me origjinë rumune është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me partnerin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Ponte Buggianese, në provincën e Pistoias.
Viktima është identifikuar si Ionela Miruna, ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është partneri 25-vjeçar, Andrea Nardini.
Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu dyshohet se e ka sulmuar për vdekje të dashurën brenda banesës së tyre.
Pas krimit, ai është larguar nga shtëpia dhe ka telefonuar numrin e emergjencës 112, duke njoftuar autoritetet se e dashura e tij kishte vdekur.
Policia dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në banesë, ku kanë konstatuar vdekjen e së resë.
Ndërkohë, 25-vjeçari më pas i ka dhënë fund jetës së tij.
Hetuesit kanë nisur mbledhjen e provave, ndërsa motivi që dyshohet se çoi në kryerjen e këtij krimi mbetet ende i panjohur.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë pas Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Prokuroritë e Pistoias dhe Firences po bashkëpunojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.
