" Skip to content

Nesër protesta kombëtare në Tiranë/ Ambasada e SHBA del me njoftimin urgjent

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditës së nesërme në Tiranë, për shkak të organizimit të protestës.

Përmes një mesazhi publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA dhe Travel.gov, kërkohet që qytetarët të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin zonat e demonstratës ku mund të ketë hedhje gurësh, gaz lotësjellës, plumba gome dhe mjete piroteknike.

Protesta është planifikuar të nisë nesër në orën 10:00, dhe parashikohet të vijojë deri në mbrëmje.

Mesazhi i plotë:

Shqipëria: Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime të pronës.

Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrate mund të ekspozohet ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe topave/predhave prej gome. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin të shmangë të gjitha zonat e demonstratës.

Ju lutemi të qëndroni vigjilentë dhe t’i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Published inLAJMI