Një nga këngët më të dashura të Parashqevi Simakut ka marrë jetë në një nga skenat më prestigjioze të modës, New York Fashion Week.
Gjatë pasarelës, Elton Ilirjani ka zgjedhur të nderojë ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, duke sjellë këngën e saj “E duam lumturinë” në një moment që tërhoqi vëmendjen.
Muzika shqiptare dhe moda u bashkuan kështu në New York, ndërsa homazhi për Parashqevi Simakun i dha pasarelës një tjetër dimension, duke rikthyer në vëmendje një prej këngëve që ka mbetur e dashur për publikun shqiptar.
Një zgjedhje që nuk kaloi pa u komentuar, duke e kthyer këtë dalje të Elton Ilirjanit në një moment të veçantë të New York Fashion Week.
