" Skip to content

Eurodeputetja greke “ia numëron” liderëve evropianë në BE

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka sulmuar ashpër presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një seance në Parlamentin Europian, ku në shënjestër është vënë drejtpërdrejt politika e ndjekur vitet e fundit nga Brukseli.

Në fjalën e tij plot tone të forta, eurodeputeti ka akuzuar BE-në për dështim në menaxhimin e emigracionit, ekonomisë dhe identitetit europian, duke përdorur një gjuhë shumë të ashpër.

“Jeni një tufë qelbësirash, nuk ka racist më të madh se ju me evropianë, me prova! Na keni mbushur me emigrantë të paligjshëm. Na keni mbytur me taksa dhe burokraci. I keni shkatërruar fermerët, blegtorët dhe peshkatarët tanë.Po mbyllni fabrikat evropiane dhe po humbasin qindra mijëra vende pune. Ju keni shkatërruar familjen bërthamore. Na impononi paranojën e gjelbër. Axhenda e zgjuar. Islamizimi i Evropës. Ju paguani nga xhepat tanë miliona emigrantë të paligjshëm që kanë shkatërruar lagjet tona, kanë përdhunuar, ngacmuar, vrarë dhe në fund u jepni atyre letra për të votuar.

Reagimi ka shkaktuar zhurmë të madhe në sallë dhe ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ku videoja e fjalimit po shpërndahet me shpejtësi
Akuzat për “Pfizergate”, mungesën e transparencës dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm janë ndër temat më të debatuara aktualisht në Bruksel.

Published inLAJME