Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Juglindjes. Kryekomisar Mark Gjonmarku është emëruar në detyrën e shefit të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.
Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtin pozicion në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Ndërkohë, Klemend Pikuli, i cili prej më shumë se dy vitesh ka drejtuar Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë, është emëruar në një pozicion të ri pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
