Skip to content

Gruaja serbe me të cilën Labinot Rexha dyshohet se kishte një fëmijë jashtëmartesor, publikon një tjetër fotografi me Labin dhe fëmijën(VIDEO)

Disa ditë më parë, mediat dhe rrjetet sociale u mbushën me thashetheme se Labinot Rexha, banori i Big Brother VIP Kosova 4, mund të kishte një fëmijë jashtëmartesor. Në rrjet qarkulluan foto ku ai shfaqej me një grua serbe dhe një bebe, të shoqëruara me përshkrimin “gjaku nuk bëhet ujë”.

Për të sqaruar situatën, bashkëshortja e tij, Laureta Hoxha, reagoi në një intervistë për Kosova Today, duke mohuar që fëmija të ishte i Labinotit dhe duke e quajtur historinë një keqkuptim. Sipas Lauretës, nëna e foshnjës e kishte kontaktuar Labinotin vetëm për ndihmë në gjetjen e babait biologjik, i cili mban po ashtu mbiemrin Rexha.

“Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti për ta gjetur prindin e fëmijës së vet… Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin”, deklaroi ajo, duke theksuar se nuk kishte asnjë lidhje tjetër mes tyre.

Megjithatë, një zhvillim i ri ka sjellë sërish dyshime. Profili i nënës së fëmijës publikoi një foto ku Labinoti shihet duke puthur foshnjën, e shoqëruar me përshkrimin: “Vetëm familje. Ju faleminderit”.

Ky imazh dhe përdorimi i termit “familje” duket se bie ndesh me versionin e Lauretës, sipas të cilit Labinoti ishte vetëm një ndihmës i rastit. Mbetet e paqartë nëse përdorimi i termit “familje” është thjesht një shprehje mirënjohjeje apo nënkupton diçka më shumë. Publiku pritet të ndjekë zhvillimet e ardhshme për të mësuar nëse kjo foto rrëzon alibinë e Lauretës apo nëse ka detaje që ende nuk janë bërë publike. /Telegrafi/

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *