Një aksident i rëndë i ndodhur para pesë muajsh në Qerret të Durrësit, i mori jetën në lule të rinisë 28-vjeçarit Andi Shala, i cili doli për të blerë një paketë cigare dhe nuk u kthye më kurrë te prindërit e tij. Jeta e të riut u ndërpre në mënyrë tragjike, pasi teksa lëvizte në fshat me motorin e tij, një “Benz” humbi drejtimin dhe e ngriti në ajër, ku brenda disa sekondave trupi i tij fluturoi nga një anë e rrugës në tjetrën, duke e lënë të vdekur në vend.Sot, 5 muaj nga humbja e djalit të tyre të vetëm, prindërit e Andit e kanë akoma të paqartë se pse është liruar autori 19-vjeçar i ngjarjes. Mes lotësh dhe një dhimbjeje të papërshkrueshme, prindërit e Andit shprehen se shoferi i “Benz”-it, brenda muajt është nxjerrë nga burgu dhe është lënë në arrest shtëpie për tragjedinë e shkaktuar.
“Benz”-i i drejtuar nga adoleshenti ka devijuar rrugën duke përfunduar në anën e kundërt ku dhe është përplasur me motorin që drejtohet nga 28-vjeçari, i cili u rrotullua dhe përfundoi me goma në ajër disa metra më poshtë andej.
