Të hënën e 14 shtatorit nis sezoni i ri shkollor dhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpjeguar per prinderit e femijeve qe do te fillojne shkollen, sërish se çfarë ofron programi ‘Pas shkolle’.
Kumbaro nënvizon se ‘Pas Shkolle’ është një program i ri dhe këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë.
Pas mësimit nxënësit mund të zgjedhin mes aktiviteteve dhe klubeve të ndryshme, të zbulojnë interesa e talente të reja, të rrinë bashkë dhe të kalojnë kohë cilësore në shkollë. Megjithatë ‘Pas Shkolle’ nuk është program i detyrueshëm.
“Për “Pas Shkolle”, disa sqarime të nevojshme përpara nisjes së vitit të ri shkollor. Pas Shkolle është një program i ri në këtë format, i përgatitur prej muajsh me zyrat arsimore dhe shkollat, që këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë.
Është një hapësirë ku fëmijët, pas mësimit, mund të zgjedhin mes aktiviteteve dhe klubeve të ndryshme, të zbulojnë interesa e talente të reja, të rrinë bashkë dhe të kalojnë kohë cilësore në shkollë.
Por ka një gjë shumë të rëndësishme: “Pas Shkolle” nuk është program i detyrueshëm, dhe nuk është thjesht një vend ku fëmijët qëndrojnë derisa prindërit të mbarojnë punën”, shkruan Kumbaro.
