Pas një periudhe të gjatë spekulimesh në media dhe rrjete sociale, Egli Tako ka reaguar publikisht duke sqaruar përfundimisht pozicionin e saj lidhur me emisionin “Big Brother VIP Fan Club”.
Prej javësh, emri i saj ishte përfolur si një nga kandidaturat kryesore për moderimin e formatit, aludime që u shtuan edhe më shumë pas publikimit të inicialeve “E.T” në kuicin e fundit të Top Channel. Kjo mjaftoi që rrjeti të “shpërthente” me komente dhe hamendësime, duke e konsideruar Egli Takon si zgjedhjen e radhës për ekranin.
Megjithatë, përmes një reagimi të drejtpërdrejtë ndaj ndjekësve të saj, Egli ka mohuar kategorikisht këto zëra. Ajo theksoi se nuk do të jetë moderatore e “Big Brother VIP Fan Club” dhe se gjithçka ka qenë thjesht zhurmë mediatike, pa asnjë bazë reale apo angazhim nga ana e saj.
Egli bëri të ditur se aktualisht është e fokusuar në projekte të tjera që lidhen me televizionin, muzikën dhe biznesin, duke lënë të kuptohet se planet e saj profesionale janë në një drejtim tjetër.
Me këtë deklaratë, Egli Tako i jep fund njëherë e mirë spekulimeve që kanë qarkulluar prej muajsh, ndërsa misteri mbi emrin që fshihet pas inicialeve të përfolura për “Fan Club” mbetet ende i pazbardhur.


Be First to Comment