Skip to content

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, Bini Diez flet pas ngjarjes me Don Xhonin

Pasditen e sotme në Veternik ka ndodhur një incident i rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, thuhet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën. E për ngjarjen, ka folur për herë të parë ekskluzivisht vetë producenti, Bini Nebihu.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është, më e keqja që kishte mund një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, u shpreh ai mes tjerash.

Bini tha se e ka parë Don Xhonin dhe vëllain e tij. “Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentu me i mëshu kerrit”, deklaroi Bini. Një pjesë nga prononcimi i tij, në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

@prive.libertaspahiu

'Nëse do isha vetëm…', ngjarja me Don Xhonin, Bini flet për herë të parë, tregon si mund të kishte përfunduar #donxhoni #binidiez

♬ original sound – Prive by Liberta Spahiu

Published inLajm

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *