Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Malishevës. Dy vëllezër, Naim Morina dhe Driton Morina, kanë humbur jetën pasi u qëlluan me ar,më zjarri nga burri i motrës së tyre, Astrit Isufi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golluboc rreth orës 11:30 të paradites. Menjëherë pas njoftimit, policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e krimit është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se u krye vr.asja.
Sipas të dhënave fillestare, konflikti dyshohet se ka ndodhur për arsye familjare. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të krimit, ndërsa trupi i pajetë i viktimave është dërguar për obduksion.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar çdo detaj të kësaj tragjedie familjare.
Ky është njëri nga dy vëllezërit e vrarë në Malishevë


Be First to Comment