" Skip to content

Kush është vajza misterioze në krah të Ylli Limanit?

Ylli Limani është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për një projekt muzikor.

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një histori të re dashurie, pasi ndjekësit kanë vënë re disa detaje që kanë ngritur dyshimet për një afrim mes këngëtarit dhe blogeres Sara Kolami.

Gjurmët kanë nisur nga disa postime në Instagram. Një prej detajeve që tërhoqi vëmendjen ishte restoranti “Luciano\’s”, i shfaqur në një postim të Sarës, ndërsa edhe Ylli Limani kishte publikuar pamje nga një ambient me të njëjtin emër.

Por nuk ishte vetëm kjo.

Një tjetër detaj që shtoi pikëpyetjet ishte Porto Cervo, në Costa Smeralda të Sardenjës, vendndodhje e shfaqur në postimet e këngëtarit dhe që bëri ndjekësit të dyshonin për një udhëtim të përbashkët.

Ajo që deri tani mbetej vetëm në kuadrin e aludimeve në rrjetet sociale, tashmë ka marrë një tjetër zhvillim.

I ftuar në emisionin “UPS!” në Radar, Elton Tozaj ka konfirmuar se mes Yll Limanit dhe Sara Kolamit ka një romancë.

Kështu, detajet që prej ditësh kishin bërë fansat të pyesnin veten duket se tashmë kanë marrë një përgjigje.

Published inLAJME