" Skip to content

Tjeter ngjarje tragjike trondit Shqiperine, ka te vrare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhymë në Lushnjë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes, ku shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Ndërkohë, i ati i tij, shtetasi Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa. Policia bën me dije se ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reagimi i policisë:

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJME

Comments are closed.