Temperaturat e larta pritet të rrisin rrezikun e përhapjes së zjarreve gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, ndërsa në Korçë parashikohet rrezik i ulët.
LEXO E bujshme! Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Sipas parashikimeve, kushtet meteorologjike pritet të jenë më të favorshme për përhapjen e zjarreve gjatë ditës së nesërme.
Sa i përket reshjeve të shiut, gjatë pasdites së sotme priten reshje të dobëta, të shoqëruara me shtrëngata, në qarqet Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet e tjera, reshjet pritet të jenë të dobëta deri lokalisht të dobëta.
LEXO Me 167 kg hashash në makinë, arrestohet shqiptari në Janinë! Tentoi t’i ikë policisë duke bërë manovra të rrezikshme
Gjatë ditës së nesërme nuk parashikohen reshje shiu, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 22°C deri në 35°C në zonat bregdetare nga 20°C deri në 36°C në zonat e ulëta dhe nga 14°C deri në 29°C në zonat malore.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.
LEXO Familja e Mirit me letër publike/ Të nervozuar me Ledionin dhe produksionin(FOTO)
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato me bimësi të dendur.
