" Skip to content

E RENDE – Ekzkutohet krmineli famëkeq, qllohet me a.rmë pas koke

Yanis Yushbaev, një kriminel i njohur në Izrael, është vrarë në mes të ditës në një pikë karburanti pranë Cezaresë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, por u shpall i vdekur pas pak minutash.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë fillimisht një burrë me kapele, i veshur në të bardha që ngjit disa shkallë. Përballë tij dalin tre burra, por sapo sheh të dytin, ai fut dorën në xhep, nxjerr armën, ia drejton në kokë dhe e shkrep. Më pas ia mbath, ndërsa dy të tjerët përpiqen të shpëtojnë.

Yushbaev, i martuar dhe me tre fëmijë, ishte emër i njohur për policinë izraelite dhe konsiderohej një nga objektivat më të rëndësishëm dhe më të rrezikshëm të inteligjencës për policinë e Haderës dhe njësinë qendrore të Distriktit Bregdetar.Gjatë viteve të fundit, ai ishte arrestuar shumë herë nën dyshimin për përfshirje në një sërë incidentesh të rënda, përfshirë hedhjen e granatave ndaj shtëpive dhe bizneseve në Hadera dhe Or Akiva, të shtënat ndaj banesave private dhe djegien e dhjetëra automjeteve.

Published inLAJME

Comments are closed.