" Skip to content

Rezarta Shkurta publikon video topl*ss në Instagram krah partnerit, shpërthen rrjeti në kritika

Rezarta Shkurta ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje nga pushimet, ku shfaqet topless pranë partnerit të saj.

Në pamjet e publikuara në Instagram, këngëtarja dhe partneri i saj shfaqen pranë detit, ndërsa në një prej momenteve që ka marrë më shumë vëmendje, Rezarta shihet nga pas, vetëm me pjesën e poshtme të bikinit.

Në një tjetër moment të videos, çifti shfaqet mjaft i afërt me njëri-tjetrin, teksa Ermali e përqafon Rezartën. Por Ermali nuk eshte i panjohur, pasi ai eshte nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Ermal Hoxha ka dalë nga burgu prej vitesh. Ai u lirua me kusht në shtator 2018 nga burgu i Fierit, pasi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit për dosjen “Xibraka”.

Ai ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa në momentin e lirimit i kishin mbetur rreth 1 vit e 6 muaj nga dënimi. Gjykata vendosi pezullimin e pjesës së mbetur dhe lirimin e tij me kusht.

Publikimi nuk ka kaluar pa reagime. Pamjet janë shpërndarë edhe në faqe të tjera në rrjetet sociale, ku krahas komenteve pozitive për çiftin, nuk kanë munguar as kritikat për zgjedhjen e këngëtares për të publikuar një moment të tillë në Instagram.

Një pjesë e komentuesve e kanë konsideruar videon tepër të ekspozuar për t’u ndarë publikisht, ndërsa të tjerë kanë mbrojtur Rezartën, duke e cilësuar si një zgjedhje personale dhe pjesë të momenteve të saj të pushimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta)

Published inLAJME

Comments are closed.