Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka bërë shumë fansa të “Big Brother VIP Kosova 4” të besojnë se rregullat e shtëpisë janë thyer në mënyrë të paprecedentë.
Në pamjet e publikuara nga Tiktokeri i njohur Egzon Sahiti, banori Eduard Kuçi – i njohur si Edi – shfaqet duke folur në telefon, një veprim që është absolutisht i ndaluar brenda formatit.
Në video, Edi duket sikur është në bisedë të lirë, duke komentuar strategjinë dhe rrjedhën e lojës, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve. Shumë fansa nisën të komentonin të habitur: “Si është e mundur? Si ka hyrë telefoni në shtëpi?”
Por, e vërteta është krejt tjetër.
Pamjet virale nuk janë xhiruar në shtëpinë e “Big Brother”-it. Videoja është realizuar para hyrjes së Edit në BBVK dhe është një skeç humori mes tij dhe Egzonit, i bërë si parashikim me shaka për atë që mund të ndodhte një javë pas fillimit të spektaklit.
Egzoni e ka shoqëruar videon me përshkrimin ironik: “Telefonata e parë me Edin”, duke bërë të qartë se gjithçka ishte thjesht argëtim – por ndjekësit e morën seriozisht.
Postimi tani është kthyer në viral, duke shkaktuar shumë konfuzion, të qeshura dhe komente nga publiku i reality show-t.

Be First to Comment