Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është përplasur sot me një qytetare jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi kjo e fundit e ka akuzuar se ka vjedhur tokën e fisit të tij.
\”Ti more gjithë tokën e fisit ore. Gjithë tokën e fisit e more ti\”, dëgjohet të thotë qytetarja, ndërkohë Abi Malltezi i kthehet duke e quajtur mashtruese dhe ordinere.
Aktualisht, dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq për privatizimin e kubit \”Partizani\” dhe ndërtimin e disa kullave të banimit në këtë pronë, si dhe me botuesin Carlo Bollino për tokën shtetërore ku është ndërtuar Report Tv.
Malltezi: Është tokë e Petrelës kjo këtu. Është tokë e tironsve. Toka që është këtu është tokë e Petrelave.
Qytetarja: Ti more gjithë tokën e fisit ore. Gjithë tokën e fisit e more ti.
Malltezi: Mashtruese. Ordinere.
Qytetarja: Ordiner je ti. Unë jam me faqe të bardhë.
Malltezi: Ti je mashtruese ordinere.
Qytetarja: Ti ore ti, që vodhe gjithë tokën e fisit.
