" Skip to content

U bënë vite duke e mashtruar??? Si po shkojnë punimet në shtëpinë e re? Arjola Demiri zbulon detaje: Po merrem me…

A

ktorja e njohur, Arjola Demiri, ka qenë një dite

më parë e ftuar në emisionin \”Live From Tirana\” me Stenaldo Mëhillin. Në një moment gjatë

intervistes, ajo tregoi edhe se si po shkojne punet me stepine e saj te re, te cilen ia dhuroi Top Channel kur ajo ishte pjesë e edicionit te parë të \”Big Brother VIP Albania\”.

Arjola duke qeshur tha se po merret me gipse, me patinime dhe me elektroshtëpiake.

Pjesë nga intervista:

Stenaldo: Kam dëgjuar se ke ndërruar profesion këto kohë. Ke filluar je bërë inxhiniere ndërtimi.

Arjola: Po merrem me gipse, po merrem me lede, me elektroshtëpiake. Më ka hapur punë Top-i.

Stenaldo: Është prishur lavatriçja, vjen andej nga ne.

Arjola: Vij, asistoj në mënyrë perfekte. Domethënë ça ka të bëjë me gipse, patinime. E bukura është se shkoja duke pyetur dhe pastaj thosha ‘do më shpjegosh se mua kjo më vjen arabisht, që të paktën ta di se ça po bëj’. Se unë i kisha të shënuara dhe thosha më duhet kështu, më duhet ashtu. Pastaj pyesja se për çfarë shërbejnë. Po merrem me vëllain tim.

Stenaldo: Ke hyrë në shtëpinë tënde e re?

Arjola: Për shtëpinë time po flas, për atë që më bëri dhuratë Top-i. Me atë po merrem.

Stenaldo: T’a gëzofsh, e meriton shumë. Ju shkoftë sa më mbarë.

Published inLAJME