Një zjarr i përmasave të mëdha ne nje ndertese shume te njohur ka shkaktuar një tragjedi në Kili, ku 16 persona kanë humbur jetën. Behet fjale per një azil për të moshuar, qe u u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Pitrufquén, në rajonin e Araucanías, në jug të kryeqytetit Santiago. Viktimat janë konfirmuar nga autoritetet lokale, ndërsa bashkia ka shprehur ngushëllimet për familjet e të moshuarve që humbën jetën.
Flakët shpërthyen gjatë mbrëmjes së së premtes dhe përfshinë ambientet e azilit. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të kufizuar përhapjen e zjarrit.
Sipas autoriteteve, situata u vu nën kontroll gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.
