Enedjon Guri është dënuar me 12 vite burgim, pasi një vit më parë qëlloi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, në fshatin Pirg të Maliqit. Vendimi për të miturin është marrë me 9 shtator 2026 nga një trupë gjykuese në Gjykatën e Korçës, e cila pasi vlerësoi provat e paraqitura në dosjen penale, vendosi të dënojë autorin e krimit me 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me dashje”.
Ky vendim ndaj 15-vjeçarit është dhënë për shkak të moshës së tij të mitur. Mësohet se Guri, gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të kësaj dosjeje, nuk ka shfaqur pendesë para Gjykatës së Korçës lidhur me krimin e rëndë.
Ndërkohë, në të njëjtën çështje penale janë të pandehur edhe babai i tij, Edison Guri, xhaxhai Roland Guri dhe Flori Çela, të cilët janë dënuar nga gjykata për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 gusht, në fshatin Pirg të Maliqit. Pas një grindjeje për arsye banale, 14-vjeçari Erald Xhejo ka gjetur vdekjen pasi është goditur me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij.
