Policia ka arrestuar në zonën e Palasës shtetasin Elvis Kosova, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Vis Kosova”, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri pa leje.
Kosova është një personazh i njohur për strukturat policore dhe mediat, ndërsa në rrjetet sociale është bërë i njohur për jetën luksoze, automjetet e shtrenjta dhe garat e shpejtësisë.
Emri i tij është përmendur edhe më herët në lidhje me raste të dyshuara të mashtrimit me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.
Gjithashtu, garazhi i tij në Tiranë ka qenë më parë objekt i një sulmi me lëndë plasëse tritol.
Arrestimi i fundit është kryer pas konstatimit të armës së zjarrit pa leje, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.


Comments are closed.