" Skip to content

24 vjecares i ndodhh ngjarja e rende, por me pas

Një 24-vjeçare është gjetur e lidhur me zinxhirë nga policia braziliane pesë ditë pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e saj. E reja mbahej e izoluar dhe e lidhur në një pronë në Águas Lindas de Goiás. Për rastin është arrestuar ish-partneri i saj.

Familjarët kishin humbur kontaktet me të që prej së hënës, më 17 gusht, dhe denoncuan zhdukjen në polici. Hetimet e para i orientuan autoritetet drejt ish-partnerit të saj, i cili u identifikua si i dyshuari kryesor.

Policia e vendosi burrin nën vëzhgim dhe pasi konstatoi ndryshime në lëvizjet dhe rutinën e tij, arriti të identifikonte një pronë të marrë me qira. Sipas autoriteteve, objekti ishte i rrethuar dhe i mbrojtur nga jashtë.

Kur mbërritën në adresë, efektivët dëgjuan zhurma që vinin nga brenda dhe vendosën të ndërhynin. Në njërën prej dhomave gjetën 24-vjeçaren të immobilizuar dhe të lidhur në shtrat.

“Brenda njërës prej dhomave, viktima u gjet e mbyllur dhe me gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme, si dhe qafën, të lidhura me litarë, pranga dhe një zinxhir. Ajo gjithashtu kishte vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të mungesës së oksigjenit”, tha Policia Ushtarake në një deklaratë.

Sipas policisë, gruas i ishte vendosur edhe një maskë gazi, me qëllim që fqinjët të mos dëgjonin thirrjet e saj për ndihmë.

Autoritetet dyshojnë gjithashtu se 24-vjeçarja është përdhunuar në mënyrë të përsëritur gjatë pesë ditëve që u mbajt e izoluar. Këto pretendime janë pjesë e hetimit ndaj të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të pronës, hetuesit gjetën sasi ushqimi dhe uji. Sipas vlerësimit të policisë, kjo mund të tregojë se i dyshuari kishte ndërmend ta mbante gruan aty edhe për disa ditë të tjera.

Pas gjetjes së saj, efektivët i dhanë ndihmën e parë dhe kërkuan ndërhyrjen e zjarrfikësve për heqjen e zinxhirëve. E reja u transportua më pas në spital, ku sipas raportimeve ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Në vendngjarje, policia sekuestroi gjithashtu një pistoletë 9 mm, e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimeve në kuadër të hetimit.

Ish-partneri i 24-vjeçares u arrestua pasi policia e pikasi duke drejtuar një automjet. Sipas autoriteteve, ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi, duke shkaktuar një ndjekje policore që përfundoi me arrestimin e tij.

Burri ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza që lidhen me rrëmbimin, përdhunimin dhe privimin e paligjshëm të lirisë. Hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes vijojnë.

E rëndë në Brazil/ 24-vjeçarja gjendet e lidhur me

Published inLAJME

Comments are closed.