Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga Kosova pasi bëhet me dije në moshën 74-vjeçare doktoreshë Drita Berisha, e para e shkencave nga lëmia e gastroenterologjisë, hepatologjisë, si dhe subspecialistja e parë në vend.
Lajmin e kobshëm e kanë bërë publik familjarët e saj të cilët përmes një njoftimi publik njoftuan ndarjen nga jeta të doktoreshës. Ndërsa bëjnë me dije se i jepet sot lamtumira e fundit.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 24 gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Sci. Drita Berisha”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjet. Po ashtu, ceremonia mortore e doktoreshës do të zhvillohet sot, më 24 gusht, në ora 16:30, në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

Ndërsa bëhet me dije se familja pret vizita dhe më 25 dhe 26 gusht, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Comments are closed.