Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën Kune Vainit të Shëngjinit, ku bëhet me dije se një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes së adoleshentit mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet që ai të jetë mbytur ose të ketë pasur arrest kardiak.
Bëhet me dije se trupi i tij është transportuar menjëherë për në Spitalin e Lezhës, ku do i nënshtrohet analizave të nevojshme mjeko-ligjore që pritet të zbardhin ngjarjen. Policia ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
Sakaq, kjo është e dyta tragjedia e ndodhur brenda ditës në plazhe të Shqipërisë, pasi siç raportuam, mesditën e sotme një e moshuar u gjet e pajetë në Durrës, vdekja e të cilës mbetet akoma mister.

Comments are closed.