Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Levan-Fier, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe devijimin e përkohshëm të lëvizjes në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Nga informacionet paraprake të siguruara nga redaksia e Newsbomb, mësohet se aksidenti ka ndodhur në një prej nyjeve kyçe të këtij aksi, çka ka bërë që qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale të devijohet, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Deri në këto momente, nga informacionet e siguruara në rrugë jozyrtare mësohet se i plagosur ka mbetur një person, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar. Po ashtu nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen, ndërsa pritet që në vijim të publikohen të dhëna më të plota mbi mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe gjendjen e të plagosurit.
Newsbomb.al po ndjek situatën dhe do t’ju sjellë në vijim çdo informacion të ri që do të bëhet i ditur nga autoritetet apo nga burimet në vendngjarje.

Comments are closed.